---
description: Presidenti i SHBA-s&amp;euml;, Joe Biden, e ka nominuar Jeffrey Hovenier p&amp;euml;r ambasador...
title: I nominuari për ambasador të SHBA-së vlerësohet njohës i mirë i Kosovës
image: https://resources.koha.net/images/2021/July/03/Jeffrey_M._Hovenier1625333015.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# I nominuari për ambasador të SHBA-së vlerësohet njohës i mirë i Kosovës

![](https://resources.koha.net/images/2021/July/03/Jeffrey_M._Hovenier1625333015.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- Nga: [Mehmet Krasniqi](https://www.koha.net/autori/mehmet-krasniqi/articles) [![Mehmet Krasniqi](https://resources.koha.net/author/2018/December/18/muhamet_krasniqi11545133682.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/mehmet-krasniqi/articles)
- 3 korrik 2021 21:22
- Shpërndaje në:

- Nga: [Mehmet Krasniqi](https://www.koha.net/autori/mehmet-krasniqi/articles) [![Mehmet Krasniqi](https://resources.koha.net/author/2018/December/18/muhamet_krasniqi11545133682.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80)](https://www.koha.net/autori/mehmet-krasniqi/articles)
- 3 korrik 2021 21:22
- Shpërndaje në:

## Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka nominuar Jeffrey Hovenier për ambasador të ri në Kosovë. Hovenier ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Gjatë karrierës së tij diplomatike, Hovenieri i ka mbajtur disa pozita të rëndësishme. Hovenier, cili vlerësohet se e njeh mirë Kosovën, do ta zëvendësojë ambasadorin aktual, Philip Kosnett, i cili ishte emëruar në këtë post në vitin 2018 nga ish-presidenti Donald Trump.

Jeffrey M. Hovenier pritet të jetë ambasadori i gjashtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ai është nominuar nga presidenti amerikan Joe Biden, si pasues i ambasadorit aktual Philip Kosnett.

Për t’u emëruar në këtë pozitë, Hovenierit duhet t’i konfirmohet nominimi nga Senati amerikan.

Aktualisht është zëvendësshef i Misionit të SHBA-së në Turqi, siç ishte edhe Kosnetti para ardhjes në Kosovë.

Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

[Edhe ![Kosova e sheh mesazh të fuqishëm të Bidenit emërimin e Hovenierit ambasador](https://resources.koha.net/images/2022/January/11/Jeff_Hovenier-Ambasadori-USA-Kosove-Prishtine-11-01-2022-ab_41641902811.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 11 jan 2022 Kosova e sheh mesazh të fuqishëm të Bidenit emërimin e Hovenierit ambasador](https://www.koha.net/arberi/kosova-e-sheh-mesazh-te-fuqishem-te-bidenit-emerimin-e-hovenierit-ambasador)

Lidhjen e ngushtë me Kosovën, Hovenier e kishte konfirmuar në vitin 2018, kur ishte dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ishte shprehur Hovenier në këtë rast.

Mirëseardhje në Kosovë diplomatit amerikan i ka uruar ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku.

“Jeffrey M. Hovenier është diplomat i karrierës dhe ka qenë aktivisht i përfshirë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e presidentit Ahtisaari!”, ka thënë ajo.

Edhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer, ka thënë se Hovenier i duket një emërim i përshtatshëm.

“Më duket një emërim krejtësisht i përshtatshëm i dikujt me sfond përkatës dhe reputacion të mirë profesional”, ka thënë ai për KOHËN.

Ambasadorit aktual Kosnett, i emëruar nga ish-presidenti Donald Trump më 2008, i përfundon mandati këtë vit. Kosnett e ka shfrytëzuar Twitterin për ta uruar pasardhësin e tij për nominimin.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, Hovenier ka qenë ushtrues detyre i zëvendësambasadorit edhe në Berlin të Gjermanisë.

[Edhe ![Senati konfirmon Jeffrey Hovenierin si ambasador amerikan në Kosovë](https://resources.koha.net/images/2021/July/03/Jeffrey_M._Hovenier1625333015.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 nën 2021 Senati konfirmon Jeffrey Hovenierin si ambasador amerikan në Kosovë](https://www.koha.net/arberi/senati-konfirmon-jeffrey-hovenierin-si-ambasador-amerikan-ne-kosove)

Ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru.

Kurse në Washington ai ka kryer detyrën e drejtorit për Çështje të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për NATO-n.

Artikuj të ngjashëm

- [![Bideni nominon Hovenierin pasues të Kosnettit](https://resources.koha.net/images/2021/July/02/kosnett1625261067.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 2 kor 2021 Bideni nominon Hovenierin pasues të Kosnettit](https://www.koha.net/arberi/bideni-nominon-pasuesin-e-kosnettit)
- [![Hovenieri largohet nga Kosova](https://resources.koha.net/images/2024/December/27/9dabc77b-77e4-464a-9365-52afb1dd5c29.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 30 dhj 2024 Hovenieri largohet nga Kosova](https://www.koha.net/arberi/hovenieri-largohet-nga-kosova)
- [![Hovenier përmbyll misionin si ambasador: SHBA-ja dëshiron të shohë përparimin dhe sukseset e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2024/December/27/9dabc77b-77e4-464a-9365-52afb1dd5c29.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) LAJMET E MBRËMJES 27 dhj 2024 Hovenier përmbyll misionin si ambasador: SHBA-ja dëshiron të shohë përparimin dhe sukseset e Kosovës](https://www.koha.net/lajmet-e-mbremjes-ktv/hovenier-permbyll-misionin-si-ambasador-shba-ja-deshiron-te-shohe-perparimin-dhe-sukseset-e-kosoves)

[Kronikë.]() [Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/kronike/arrestohet-albert-sylaj-i-dyshuari-per-vrasjen-e-arlinda-zekajt)

[Arbëri.]() [Vrasja e Zekajt, Sijarina: Komisioni hetimor strategji e Qeverisë për të blerë kohë](https://www.koha.net/arberi/vrasja-e-zekajt-sijarina-komisioni-hetimor-strategji-e-qeverise-per-te-blere-kohe)

[Futboll.]() [Sabitzer ia siguron Dortmundit fitoren](https://www.koha.net/futboll/sabitzer-ia-siguron-dortmundit-fitoren)

[Futboll.]() [Kolni kalon tutje, El Mala shkëlqen me dy gola](https://www.koha.net/futboll/kolni-kalon-tutje-el-mala-shkelqen-me-dy-gola)

[Futboll.]() [Como vazhdon me fitore](https://www.koha.net/futboll/como-vazhdon-me-fitore)

[Futboll.]() [Roma kthehet te fitorja](https://www.koha.net/futboll/roma-kthehet-te-fitorja)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"I nominuari për ambasador të SHBA-së vlerësohet njohës i mirë i Kosovës","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/i-nominuari-per-ambasador-te-shba-se-vleresohet-njohes-i-mire-i-kosoves","datePublished":"2021-07-03T21:22:52+02:00","dateModified":"2026-07-10T17:15:04+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":377,"author":[{"@type":"Person","name":"Mehmet Krasniqi","url":"https://www.koha.net/autori/mehmet-krasniqi/articles"}],"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Presidenti i SHBA-s&euml;, Joe Biden, e ka nominuar Jeffrey Hovenier p&euml;r ambasador...","url":"https://www.koha.net/arberi/i-nominuari-per-ambasador-te-shba-se-vleresohet-njohes-i-mire-i-kosoves","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2021/July/03/Jeffrey_M._Hovenier1625333015.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
