Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I moshuari në Shkodër vret gruan dhe më pas veten

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në Shkodër, ku sipas Policisë së Shqipërisë, 79-vjeçari F.B. ka vrarë bashkëshorten e tij S.B. (83) me armë zjarri e më pas ka kryer vetëvrasje.

Sipas Policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditëve.

“Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten . Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh . Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm