Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

I jepet lamtumira e fundit policit Malësor Dashi

Në fshatin e lindjes, në Stagovë të Kaçanikut, me ceremoni dhe nderime të larta shtetërore është varrosur njëri nga pjesëtarët e policisë, Malësor Dashi.

Në Varrim kanë marrë pjesë, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri punëve të brendshme Bejtush Gashi, Ismet Dervishi drejtori i policisë në Kacanik, raporton KTV.

Veseli ka thënë se ai ka qenë shembull për kolegët e tij dhe ka vdekur në detyrë zyrtare. Gjithashtu, ka thënë se Dashi do të hyjë në listën e dëshmorëve.

Sot gjatë varrimit, polici Dashi është nderuar me të shtëna armësh.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm