Prishtinë, 27 prill - Në kuadër të angazhimeve drejt fuqizimit të rolit të gruas në sektorin e sigurisë, sot në objektin e Inspektoratit Policor të Kosovës u mbajt takimi i katërt me përfaqësueset gra të sektorit të sigurisë në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin znj. Ganimete Musliu - zëvendëskryetare e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, z. Fatmir Shurdhaj – anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme, kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së z. Hilmi Mehmeti, kolonel Taibe Canolli – kryetare e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, përfaqësuese nga Policia e Kosovës, FSK-ja, Avokati i Popullit, OSBE-ja, DCAF-i, etj.
Qëllimi i këtyre takimeve është për të bërë koordinimin e projekteve, aktiviteteve si dhe objektivave të përbashkëta në fushën e mbështetjes së gruas në sektorin e sigurisë nga ana e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së.
Nikoqir i këtij takimi ishte Inspektorati Policor i Kosovës ku në bazë të agjendës u diskutua për çështje që ndërlidhen me rolin e gruas në sektorin e sigurisë duke vënë në pah se padyshim që pjesëmarrja e grave – femrave në sektorin e sigurisë ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe fuqizimin e integritetit në sektorin e sigurisë .
Në këtë takim u diskutua edhe për numrin e ankuesve femra që kanë paraqitur ankesa në IPK i cili ka një trend të ngritjes dhe kjo si rezultat i vetëdijesimit të qytetarëve të vendit.
Edhe
Kërkohet përfaqësim më i madh i grave në institucione e në vendimmarrje
Si pikë e veçantë e diskutimit ishte edhe çështja e kushteve dhe mirëqenies së grave në agjencitë e sigurisë si dhe sfidat që përballen gjatë realizimit të misionit ligjor dhe rekomandimet për masat që mund të ndërmerren drejt përmirësimit të kushteve të punës, mirëqenies së tyre dhe avancimin e pozitës së gruas në vendimmarrje.
Organizimi i këtij takimi u përkrah edhe nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
-
Liderët thonë se duhet zvogëluar dallimin e përfshirjes në politikë mes grave dhe burrave
-
Osmani në OKB: Gratë në Kosovë, me rol të jashtëzakonshëm në procese të paqes e sigurisë
-
Kryeministri zotohet ta rrisë pjesëmarrjen e grave në institucionet e sigurisë
-
Osmani: Integrimi i grave dhe vajzave synim i përditshëm i yni