I akuzuari për hedhje të gazit lotsjellës në mbledhjen e këshillit drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Enver Bajrami, është deklaruar i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet, raporton KTV.
Ai ka thënë se e pranon këtë aktakuzë vetëm si akt formal.
Bajramit i është dhënë afat një muaj që të paraqesë me shkrim kundërshtimin e provave, në të cilën mbështetet aktakuza.
Më 24 shkurt të këtij viti, në mbledhjen e këshillit të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, në shenjë revolte për padrejtësitë për të cilat pretendon Bajrami se janë bërë gjatë kësaj mbledhjeje, ka hedhur gaz lotsjellës.
Përderisa shton se këtë e ka bërë për të kundërshtuar zgjedhjet e brendshme, të cilat, sipas tij, ishin të parregullta.
Seanca e radhës për këtë rast do të mbahet pas një muaji.
-
Vetëvendosje e përjashton aktivistin që hodhi gazlotsjellës në Ferizaj, pezullon 4 të tjerë
-
Vetëvendosjes s’i ndahet gazi lotsjellës, u përdor në zgjedhjet e qendrës në Ferizaj
-
Konfirmohet aktakuza ndaj deputetit të VV-së, Valon Ramadani
-
Sveçla shpallet fajtor për hedhje të gazit në Kuvend
-
Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend