Zgjim Hyseni i PSD-së ka thënë se ngritja e çmimeve sidomos i energjisë dhe i gazit vjen prej problemeve me furnizim e që është problem global.
Ai ka thënë se kjo situatë është kontradiktë e asaj që ka premtuar Qeveria.
Hyseni ka thënë se ka edhe moskonsistencë në atë që ka thënë Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk ka ndryshuar fare mënyra qysh shpërndahet pasuria. I kemi dy realitete paralele, Qeveria thotë se kemi rritje ekonomike, e njerëzit po përballen me rritje të çmimeve. Fuqia blerëse ka ra ndërkohë që pagat nuk kanë ndryshuar. Sa më pak paguhesh më shumë e ndjen rritjen e çmimeve. Veprimet e Qeverisë nuk munden me u quajt politika sociale. Politikë sociale mund të quhet nëse ndërhynë te paga minimale, ose ndërhynë te skemat pensionale”, ka thënë ai.
Sipas tij, Qeveria e ka paraqitur buxhetin dhe në të nuk ka politika sociale e as transformim.
Hyseni ka thënë se pensionistët janë grup i cenuar por kanë nevojë për zgjidhje të përhershme.
“Më të goditurit janë ata që marrin pension të moshës”, ka thënë ai.
-
Hoti kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të energjisë dhe naftës po rëndon qytetarët
-
Çmimet “në qiell”, pagat e pensionet kërkohet të përshtaten me inflacionin
-
Bajrami për "mafinë energjetike": Xhepat e tregtarëve trashen në kurriz të qytetarëve
-
Inflacioni ndryshon shprehitë e qytetarëve - rritja e çmimeve bëhet gati e papërballueshme
-
Misini: Qeveria aktuale është përgjegjëse për rritjen e çmimit të rrymës