Dy vite më vonë, pas valës ku mijëra qytetarë të Kosovës u larguan nga vendi, duke shfrytëzuar Hungarinë si vend transit për të shkuar nëpër vendet e BE-së, Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar fushatën vetëdijesuese për parandalimin e migrimit të parregullt.
Ministri Skënder Hyseni ka thënë se kjo valë e migrimit të qytetarëve është bërë pas nënshkrimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë me Serbinë, derisa ka shtuar se shteti i Kosovës vazhdon të jetë i mobilizuar që të mos përsëritet ikja masive, raporton KTV.
Kurse shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalya Apostolova, theksoi se ky projekt demonstron përkushtimin e BE-së për të parandaluar migrimin e paligjshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Hyseni: Kosova e mobilizuar të mos rindodhë ikja masive
-
Hyseni fajëson Serbinë për ikjen e qytetarëve nga Kosova
-
Kadiu: S’pres të ketë ikje masive nga Kosova
-
Veliu i shkruan BE-së: Serbia po ia shkarkon Kosovës migrantët e parregullt
-
Hyseni: S’kemi fuqi punëtore të dërgojmë jashtë, nëse kjo praktikë vazhdon rrezikohet ekonomia