Të rinjtë e Kosovës duhet ta shohin jetën e tyre në Kosovë dhe jo jashtë saj, raporton KTV.
Kështu ka thënë shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova, gjatë lansimit të fushatës vetëdijësuese për parandalimin e migrimit të parregullt.
Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, duke kujtuar ikjen masive të qytetarëve të Kosovës, tha se kjo fushatë është e rëndësishme për të rinjtë e vendit. Hyseni, ka thënë se një faj për këtë largim të qytetarëve, e mban edhe marrëveshja për lëvizje të lirë me Serbinë, ani pse të njëjtën e ka quajtur marrëveshje të mirë.
Ai ka shtuar se shteti i Kosovës vazhdon të jetë i mobilizuar që të mos përsëritet ikja masive.
Ndërkaq, ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, shteti i së cilës është pjesë e fushatës vetëdijesuese kundër emigrimit, u bëri thirrje autoriteteve kosovare që të hapin vende pune dhe të shtojnë kualitetin e arsimimit.
Projekti për vetëdijesimin e qytetarëve për parandalimin e migrimit të parregullt, ka kushtuar 70 mijë euro.
-
Hyseni fajëson Serbinë për ikjen e qytetarëve nga Kosova
-
Hyseni: S’do të lejojmë më ikje masive të qytetarëve
-
Gjysma e të rinjve do të largoheshin nga Kosova nëse do t’u jepej mundësia
-
Hyseni: S’kemi fuqi punëtore të dërgojmë jashtë, nëse kjo praktikë vazhdon rrezikohet ekonomia
-
Kosova shpenzon miliona për të promovuar imazhin “Evropianët e rinj”, mijëra të tillë ikin çdo vit