Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se u është siguruar transporti qytetarëve të Gjilanit që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi.
Ai ka porositur për mobilzim për të vazhduar betejën “për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Ju njoftojmë se komuna e Gjilanit ka siguruar transportin për të gjithë ju që jetoni e veproni në Gjilan, për në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në Serbi. Për më shumë informata, ju lutemi të drejtoheni tek Zyra për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në kuadër të komunës së Gjilanit. Të mobilizohemi për të vazhduar betejën për të vërtetën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë ai.
-
Dhjetëra qytetarë nga Gjilani në mënyrë të organizuar shkuan për votim në Luginë
-
Mobilizim në Kosovë për t’i ndihmuar shqiptarët që të votojnë në Serbi
-
Hyseni thotë se stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën janë provokuese
-
Hyseni: Gjilani ka problem me buxhetin por s’kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare
-
Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën