Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se nuk beson që një akt adiministrativ siç është Rregullorja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nuk mund të ndikojë në prishe të marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Kosovës.
Ai të hënën në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, derisa ka komentuar deklaratën se e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, se nëse Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre për shtyrje të implementimit të Rregullores së BQK-së, atëherë kjo do të ketë ndikim në kualitetin e partneritetit mes Kosovës dhe SJBA-së, ka theksuar se atë e sheh më shumë si deklaratë diplomatike
“Rregullorja është një akt administrativ i një institucioni kushtetues të pavarur siç është BQK-ja dhe nuk besoj që një dokument, akt administrativ mund të lëvizë marrëdhëniet afatgjate, tanimë të ndërtuara seriozisht mbi 30 vjet në mes të Kosovës dhe SHBA-së ... Më tepër e kam parë deklaratën e ambasadorit si diçka diplomatike, si diçka miqësore, si diçka që kërkon një qasje më serioze dhe nëse prekë popullatën lokale, për çka një dokument i tillë i BQK-0së nuk afekton asnjë nga qytetarët serbë të Kosovës port ka për qëllim që të vihet në kontroll lëvizshmëria e grupeve informale që mund të financojnë grupet e tjera më të vogla për të quar drejt destabilizimit të sigurisë”, është shprehur Hyseni.
Ai ka thënë se nuk beson që kërkesa e SHBA-së është një tentim ndërhyrje në aspektin rregullativ e kushtetues. Sipas tij ndërhyrjet e SHBA-së po bëhen pasi ata mund ta parashikojnë se kjo mund të ndërlidhet me ndonjë eskalim të situatës e shprehje të revoltës, siç sipas tij ka ndodhur edhe në të kaluarën, me vendosje të barrikadave e bllokim të rrugëve.
“Ky lloj presioni që bëhet është krejt në drejtim të dialogut, rikthimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe sigurisht që rreth çështjeve të saj që quhet marrëveshje finale, ose aspekteve që ndërlidhen me asociacion, pra tentojnë të mos ndërlidhen këto punët e brendshme , sepse vendosja e rendit dhe sigurisë dhe sundimit të ligjit në veri ka pasur tendenca të ndërlidhet me procesin dialogues, për çka nuk ka fare lidhje me këtë çështje”, ka deklaruar Hyseni.
Sipas tij i gjithë reagimi ndërkombëtar ndaj Rregullores së BQK-së, vjen pasi që Serbia ka reaguar fillimisht tek ata pas ndalimit të përdorimit të dinarit.
Edhe
Hovenier: Rregullorja e BQK-së ka ndikuar në partneritetin mes dy qeverive
“Aspektet e sigurisë janë të ndjeshme dhe duhet kujdes i lartë, të gjitha këto deklarata ne i kemi pas veprimeve që po i bën Qeveria, nëse Qeveria po vendos rend dhe sundim të ligjit duki në nëj pjesë në veri, atëherë ne menjëherë i kemi këto deklaratat sepse paniku është se mos po i keqpërdor këto deklarata Serbia të njëjtat në qarqet ndërkombëtare, e dimë që presioni i Serbisë është i pandalshme”, ka theksuar ai.
Por, Hyseni ka theksuar se një rregullore të tillë do ta nxirrte Banka Qendrore e cilitdo shtet evropian, siç ka thënë për të vendosur rregull në sistemin financiar.
-
SHBA-ja u druhet tensioneve në veri pas hyrjes në fuqi të Rregullores së BQK-së
-
Hyseni: Reagimet e ndërkombëtarëve të merren seriozisht, negocimi për hapjen e urës dëmtim sovraniteti
-
Hovenier: SHBA-ja e shqetësuar me disa zgjidhje politike që bëri Qeveria Kurti
-
Bislimi: Diskutimi në Bruksel s’u zhvillua rreth dinarit apo Rregullores së BQK-së