Ish-koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka thënë të martën se zvarritja e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve e rrezikon shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hyseni ka shprehur qëndrimin e tij se pa marrëveshje me Serbinë s’ka konsolidim të shtetit të Kosovës.
“Stabiliteti afatgjatë i Kosovës dhe konsolidimi ndërkombëtar i shtetësisë përmes rrumbullakësimit të subjektivitetit të saj nuk është i mundur pa një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hyseni.
Deklarata e Hyseni vjen në kohën kur Kosovën po e vizitojnë Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Dy diplomantët perëndimorë u takuan me krerët institucionalë në Prishtinë dhe liderët e opozitës. Konstruktiviteti në bisedimet me Serbinë ka qenë epiqendra e diskutimeve. Escobar theksoi se Kosova e ka mbështetjen amerikane, ndërkaq Lajçak nënvizoi se nuk janë që të ketë “Republikë Serbe në Kosovë”. Emisari i BE-së të hënën u shpreh se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e kanë të njëjtin vizion për dialogun Kosovë-Serbi, duke përjashtuar divergjencat eventuale.
Sipas Hysenit, liderët në Kosovë duhet që pa hezitim të zbatojnë qëndrimin e aleatëve ndërkombëtarë.
Edhe
Hyseni: Kosova të mos bëhet Palestinë duke ikur nga tavolina
“Është urgjente që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje përfundimtare mundësisht brenda këtij viti, në mënyrë që këto dy shtete të mos rrëshqasin drejt një konflikti të përhershëm, duke iu ekspozuar planeve dhe ndikimeve nga faktorët destabilizues që për qëllim kanë prishjen e rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovë dhe Ballkan. Shembulli më i mirë janë zhvillimet aktuale në dhe rreth Ukrainës. Prandaj forcimi i partneritetit dhe komunikimi e koordinimi sistematik me SHBA-të dhe BE-në është jetik për Kosovën. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është dhe duhet të jetë prioritet mbi të gjitha prioritet i çdo qeverie të Kosovës. Prandaj, pa u vonuar, dialogu me Serbinë duhet të rikthehet në kornizën e duhur dhe të mbyllet me marrëveshje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se marrëveshja me Serbinë do të dobësonte ndikimin dhe rolin rus në Ballkan.
-
Lajçak: Shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizim
-
Hyseni: Reagimet e ndërkombëtarëve të merren seriozisht, negocimi për hapjen e urës dëmtim sovraniteti
-
Biserko: Pa praninë e SHBA-së s’pres marrëveshje Kosovë – Serbi
-
Hovenier: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke, Kosova është e pavarur, nuk është pjesë e Serbisë