Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se tashmë Kosova është e gatshme të operojë e pavarur në rrjetin energjetik.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Hoti njoftoi se Grupi Regjional i Evropës Kontinentale, pjesë e Rrjetit Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transimisionit për energji, ka vendosur që marrëveshja e re e kyçjes mes KOSTT-i dhe ENTSO-E, të hyjë në fuqi.
Hoti ka shtuar se ENTSO-E vlerësoi që KOSTT-i ka plotësuar kushtet e parapara për marrëveshje dhe është e pavarur të operojë e pavarur nga Serbia, si zonë rregulluese bllokut Rregulluese Kosovë-Shqipëri, transmeton KOHA.
“Nga e drejta jonë dhe mbështetja e miqve u bë i mundur pavarësimi energjetik”, ka thënë kryeministri Hoti.
Miratimi i pavarësisë energjetike të Kosovës ishte bërë më 20 prill të këtij viti.
-
KOSTT zyrtarisht Zonë e Pavarur Rregulluese, brenda bllokut Kosovë-Shqipëri
-
Kurti e Shala mirëpresin pavarësimin e Kosovës në rrjetin energjetik
-
Miratohet marrëveshja e re KOSTT dhe ENTSO-E, Hajdari thotë se Kosova fiton pavarësinë energjetike
-
Hoti: Liberalizimi i tregut të energjisë do të sjellë pasoja të mëdha
-
KOSTT-i dhe Elektroseveri arrijnë marrëveshje për rrymën, dorëzohen listat e konsumatorëve të veriut