Ka hyrë në fuqi, mesnatën e së mërkurës, vendimi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, për heqjen e tarifës prej 100 për qind në produktet serbe dhe boshnjake dhe zëvendësimi i saj me reciprocitet. Qeveria, si është bërë e ditur, ka vënë masat e reciprocitetit me Serbinë, por jo edhe Bosnjën.
E heqja e tarifës është quajtur vendim i rëndësishëm nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell.
“I lumtur ta shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga Qeveria në detyrë e Kosovës, për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë. Është ky vendim i rëndësishëm”, ka shkruar përmes “Twitter”-it, kryediplomati i bllokut evropian, transmeton KOHA.
Ai po ashtu ka thënë se “bashkëpunimi rajonal është çelësi, ashtu si edhe mbajtja e rrjedhjes së mallrave, posaçërisht në kohë krizash”.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte bërë të ditur të mërkuren mbrëma se për këtë vendim kishin votuar shumica e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Ai kishte deklaruar me këtë rast se vendimi do të hyjë në fuqi para mesnatës.
Edhe
Kurti: Implementimi i reciprocitetit do të jetë gradual dhe proporcional me sjelljen e Serbisë
“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor, me ç'rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithmbarshëm të asaj se si ka ecur mbarëvajtja e tij”, ka deklaruar Kurti.
Reciprociteti, ka sqaruar ai, do të jetë i zbatueshëm vetëm në raport me Serbinë, ndërsa për Bosnjën ka thënë se ajo hiqet pa kushtëzime.
-
Judah: Tarifa hiqet për t’u zëvendësuar me diçka që e barazon raportin Kosovë-Serbi
-
Kurti: Më 15 mars heqim taksën pjesërisht – Serbia ka afat 90 ditë për të reflektuar
-
Taksa do të zëvendësohet me reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar
-
Kosova heq tarifën prej 10 për qind për produktet nga SHBA-ja