Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti ambasadorin e Hungarisë në Kosovë Laszlo Markusz, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Ajo e njoftoi ambasadorin e Hungarisë me gjendjen e mjedisit dhe e falënderoi përkrahjen që shteti i Hungarisë i kanë dhënë Kosovës deri më tani për zhvillimin e vendit, sidomos për mbështetjen me programe të shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.
Ambasadori Markusz u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një burrë pështyn kryeministrin e Hungarisë në rrugë
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
Terras: E ardhmja e Kosovës qëndron në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së