Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Humolli: LVV-ja nuk mbështet ligje vetëm pse ato i sjell PDK-ja

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fatmir Humolli, e ka akuzuar Grupin Parlamentar të partisë në pushtet për orientim të gabuar politik. Sipas tij ka pasur Raste kurë deputetët të kësaj partie nuk kanë mbështetur nisma të caktuara ligjore, vetëm pse ato kanë ardhur nga partitë e opozitës.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, ka thënë se një rast i tillë ka qenë me Projektligjin për barna.

“Ka ardhur Projektligji për barna prej PDK-së, ai në diskutim brenda Vetëvendosjes ka qenë i pranueshëm por vetëm pse e ka bërë PDK-ja nuk ka kaluar në Kuvend, në kushte normale një shpirtmadhësi është dashur që edhe në ti e ke projekt tëndin t’i tregosh popullit edhe t’i thuash pakicës ndihmona për ta kaluar, por këtu kemi të bëjmë me një shkurtëpamësi edhe egoizëm i skajshëm dhe për shkak të tyre nuk e kemi ligjin në fuqi”, ka theksuar Humolli.

Ai ka kritikuar Qeverinë edhe për çështjen e pagës minimale. Sipas Humollit ka tendencë që punëtorët të shtyhen drejt një konflikti me veteranët e luftës.

“Punëtorëve po u thua që sherri i veteranëve unë nuk po e bëj pagën minimale 250 euro, është një konflikt i organizuar, i mbuluar mirë, prej dikujt që nuk po e di kush po i mbulon, por tendenca është që shoqëria të futet në konflikt me veteranët e luftës”, ka deklaruar Humolli.

Ai ka treguar edhe tri kushtet të cilat nuk i janë plotësuar nga Qeveria e që e kanë shtyrë që të largohet nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

Edhe Deputeti Humolli do të largohet nga Vetëvendosje Arbëri Deputeti Humolli do të largohet nga Vetëvendosje

“Kushti i parë ka qenë për ta ringjallur jetën përmes investimeve në prodhim dhe vendi ku ka më së shumti që të kthehen njerëzit dhe të punësohet ka qenë bujqësia dhe blegtoria, për këtë kam kërkuar që të bëhen 1000 stalla me nga 100 lopë, 1000 serra edhe 2500 hektarë të mbjellë me pemë, në mënyrë që secila stallë të ketë nga 2.5 hektarë, ku në kuadër të tyre të rriten nga 5 mijë pula në natyrë”, ka theksuar Humolli.

Sipas tij kostoja e të gjitha këtyre ka qenë rreth 400 milionë euro. Këto kushte ka thënë se ua ka paraqitur kryeministri Albin Kurti dhe ministrit të Mjedisit Liburn Aliu, para se të futej në listën zgjedhore të Vetëvendosje.

Ai ka thënë se është i bindur që asnjë deputet në Kuvendin e Kosovës nuk është i kënaqur me gjendjen aktuale në Kosovë.