Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në një takim humanistin Halil Kastrati - kryetar i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, të cilin e ka falënderuar për kontributin e shoqatës që ai drejton, për të ndihmuar familjet skamnore.
Gjatë takimit, Kastrati e informoi Veliun se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” sivjet ka ndërtuar 15 shtëpi për familje me gjendje të rëndë ekonomike, të cilat nuk e kishin të zgjidhur çështjen e banimit.
Kastrati tha se kjo shoqatë gjatë këtij viti ka ndihmuar shumë familje me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve skamnore dhe ofron ndihmë mujore financiare për fëmijët jetimë.
Kryetari Veliu ka vlerësuar kontributin e shoqatës dhe angazhimin e humanistit Kastrati në ndërtimin e shtëpive dhe formave të tjera të ndihmave humanitare.
Me këtë rast Veliu dhe Kastrati u dakorduan që bashkëpunimin mes Komunës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ta ngritin në nivel institucional, në mënyrë që të përfshihet një numër sa më i madh i familjeve në nevojë.
-
Komuna e Drenasit dhe “Jetimët e Ballkanit” do të ndërtojnë 7 shtëpi për familjet në nevojë
-
Komuna e Prizrenit dhe “Jetimat e Ballkanit” do t`i ndërtojnë 30 shtëpi për nevojtarët
-
28 familjeve u dorëzohen çelësat e shtëpive të reja në 3 komuna
-
Shoqata bamirëse i bën me shtëpi 28 familje nevojtare në Prizren
-
34 familje që jetonin në kushte të vështira, bëhen me banesa