Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, vazhdon me bindjet e tij se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Fajin e hedh tek BE-ja e shtetet anëtare dhe thotë se ata nuk po i përmbahen premtimeve që vetë i kanë dhënë.
“Kosova është angazhuar dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Bashkimi Evropian ka premtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me plotësimin e këtyre kritereve. Por, nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me vendimmarrjen në këtë proces, pse duhet që Kosova t’i besojë këtij institucioni në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Hoxhaj thotë se nëse BE-ja dhe shtetet anëtare nuk janë të aftë t’u përmbahen premtimeve që i kanë dhënë vetë, “pse duhet të besojmë se mund ta diktojnë vullnetin e Serbisë për ta njohur Kosovën?”, shkruan Hoxhaj.
Ndonëse nga njohësit e çështjeve të politikave evropiane raportohet se liberalizim vizash nuk do të ketë madje as në vitin 2019, Hoxhaj e disa liderë tjerë vazhdojnë premtimet ndaj qytetarëve.
LEXO EDHE KËTË: McAllister shpreson që shtetet anëtare të BE-së veç e veç do të dalin shpejt me vendim për vizat
-
Hoxhaj vë në dyshim vendimmarrjen e BE-së
-
Tahiri me kritika ndaj BE-së për mosliberalizimin e vizave për Kosovën
-
Hoxhaj: Franca e Gjermania duhet të shqetësohen pse ende s’ka liberalizim të vizave për Kosovën
-
Ministrja Hoxha skeptike se shtatori do të sjellë liberalizim vizash për kosovarët
-
Hoxha: Kemi pritur dhe duam vlerësim objektiv për vizat nga BE-ja