Tregu i Përbashkët Rajonal që po përkrahet nga Serbia dhe Shqipëria, që nënkupton edhe heqjen e doganës për vendet e rajonit, Kosovës ia humbet hiç më pak se një miliard euro në vit.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas komunikimit që ka zhvilluar me drejtuesit e Doganave të Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se Kosova nuk është e interesuar ta zhvendosë doganën as në Gjevgjeli e as në Suboticë, pasi që me pozicionin qendror që e posedon në Ballkanin Perëndimor, Kosova ka potencial të rritjes së të hyrave nëpërmjet doganave.
Edhe më herët Hoxhaj ka shprehur qëndrimin e tij kundër këtij tregu i cili fillimisht është propozuar nga Serbia dhe është mbështetur nga disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Hoxhaj ka thënë se asnjë treg paralel nuk mund ta zëvendësojë integrimin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në tregun e Bashkimit Evropian.
Në Samitin e fundit që kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur në Sarajevë, e ku është paraqitur kjo ide, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka kundërshtuar në mënyrë kategorike.
-
Hoxhaj për Reuters: Serbia synon dominimin politik e ekonomik mbi rajonin në stilin rus
-
Hoxhaj: Asnjë treg rajonal paralel nuk e zëvendëson BE-në
-
Hoxhaj: Tregu i përbashkët rajonal ide e Serbisë për ta dominuar Ballkanin
-
Hoxhaj: Hiqeni taksën, mos vendosni as reciprocitet
-
Sipas Lajiqit, Serbia ka humbur 228 milionë euro nga taksa e Kosovës