Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe numri dy i PDK-së, Enver Hoxhaj, në çelje të fushatës parazgjedhore për katër komunat veriore, ka thumbur Vetëvendosjen, ndonëse nuk e ka përmendur me emër.
Ka thënë se ndër të gjitha partitë që marrin pjesë në zgjedhjet në veri, vetëm PDK-ja e tij e njeh shtetin e Kosovës. Kujtojmë se në zgjedhjet për kryetarë komunash atje garojnë vetëm edhe Lista Serbe dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Fillimi i fushatës parazgjedhore në katër komuna në veri të Kosovës është dëshmi e shtrirjes së sovranitetit dhe zbatimit të Kushtetutës e ligjeve të Kosovës në këtë pjesë të vendit. Besoj që ky proces të shkojë mirë, të jetë demokratik dhe qytetarët e këtyre komunave të zgjedhin lirshëm dhe pa presion kryetarët e tyre”, ka thënë Hoxhaj, përcjell Koha.net. “E veçanta e këtyre zgjedhjeve është se vetëm PDK, nga të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse, e njeh ekzistencën e shtetit të Kosovës. Prandaj, vota për PDK-në është votë për shtetin e Kosovës”, ka shtuar më tej.
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Hoxhaj: PDK-ja ka më së paku përgjegjësi për bllokadën institucionale këtë vit
-
Hoxhaj: S’duhet të ketë proces politik në veri pa serbët
-
Hoxhaj: PDK-ja nuk ka votë për Osmanin
-
Hoxhaj: PDK-ja s’do të jetë pjesë e qeverisë me VV-në