Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka përsëritur se partia e tij nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të Kosovës.
Hoxhaj ka thënë se Osmani është treguar figurë përçarëse e aspak përbashkuese.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për Vjosa Osmanin për presidente të ardhshme të Kosovës. Ajo është treguar një figurë përçarëse, aspak përbashkuese dhe nuk e përfaqëson unitetin e popullit. Duke qenë e motivuar partiakisht dhe që përfaqëson interesat e vetëm një partie dhe liderit të saj, znj. Osmani nuk mund të jetë aspak e denjë për pozitën e presidentes. PDK-ja nuk do ta tradhëtojë besimin e votuesve të saj. Ne jemi partia e vetme në opozitë që do ta ballafaqojmë deri në fund pushtetin e ri, do t’i përfaqësojmë qytetarët e Kosovës dhe do ta mbajmë përgjegjëse për çdo premtim e vendim. PDK sikurse e kemi thënë gjatë zgjedhjeve, do të jetë fronti i vetëm politik në Kosovë kundër boshtit popullist të përfaqësuar nga z. Kurti”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
-
Hoxhaj: Osmani është figurë përçarëse, funksionon nën diktatin e Kurtit
-
Hoxhaj për presidentin: Ne s’duam të kemi sërish një notere të Kurtit
-
Hoxhaj refuzoi pjesëmarrjen në inaugurimin e Osmanit presidente: Është përçarëse dhe partiake
-
Te PDK-ja thonë se nuk bëjnë kompromise për një kandidat për president që nuk përfaqëson unitetin politik
-
Hoxhaj: Osmani figurë polarizuese, partinë e saj e shndërroi në viktimë