Në ditën e dytë të qëndrimit në New York, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime me përfaqësuesit e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, ku në fokus kanë qenë shtetet e CARICOM-it, të Afrikës, si dhe vendet e Azisë.
Hoxhaj është shprehur optimist pas këtyre takimeve, ku ka thënë se shumë shpejt pret lajme të mira për njohje të reja
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam pasur shumë takime me vendet e CARICOM-it, Azisë dhe Afrikës, të cilave u kam kërkuar ta njohin pavarësinë e Kosovës. Jam optimist që shumë shpejtë do të kemi lajme të mira dhe njohje të reja për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.
Po ashtu, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e Francës, Senegalit dhe Egjiptit, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë, raportet e mira dhe hapjen së shpejti të ambasadës së Kosovës në Senegal, e cila do të jetë ambasada e parë e Kosovës në Afrikë.