Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, në fillim dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore në Serbi.
Sulmohet Konsullata e Kosovës në Danimarkë, Pacolli akuzon huliganët serbë
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ky sulm është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës.
“Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, fillimisht dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe. Ky sulm, është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
-
Sulmohet Konsullata e Kosovës në Danimarkë, Pacolli akuzon huliganët serbë
-
Hoxhaj: Pos luftën diplomatike, Serbia e ka edhe opsionin ushtarak ndaj Kosovës
-
Sulmohet Konsullata e Kosovës në Kopenhagë, reagon MPJD-ja
-
BIA serbe qëndron pas sulmit në Konsullatën e Kosovës në Kopenhagë
-
Hovenier për Banjskën: Zakonisht duhet strukturë shtetërore që ua ofron ato armë