Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq, duke thënë se edhe katër muaj pas vrasjes së politikanit Oliver Ivanoviq, Serbia vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Kosovën.
Ai përmes një postimi në Twitter shkruan se vrasja e Ivanoviqit para katër muajsh ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet fshihen në Beograd, pasi Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën dhe ta pengojë drejtësinë, përcjell ksp.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, sot akuzoi Prishtinën zyrtare se nuk është e interesuar për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviq, ndërsa i bëri thirrje misionit EULEX që të përfshihet seriozisht në zgjidhjen e këtij rasti.
-
Hoxhaj reagon ndaj Vuçiqit: Fajtorët për rastin e Ivanoviqit fshihen në Beograd
-
Stefanoviq: Kosova po i fsheh vrasësit e Ivanoviqit
-
Ministri i Brendshëm serb thotë ka “indikacione” se kush është vrasësi i Ivanoviqit
-
Hoxhaj: Vrasja e Ivanoviqit dhe kidnapimi i gazetarit serb kanë rrënjët në Beograd
-
“Kosova duhet të përgjigjet kush e ka vrarë Ivanoviqin”