Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se deklaratat e Kosovës për përzierjen e Serbisë në vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanboviq, është keqpërdorim politik dhe se hetimet në Serbi kanë treguar se fajtorët për vrasje dhe urdhërdhënësit e saj nuk duhet kërkuar në mesin e serbëve, transmeton Koha.net.
Stefanoviq për Radio-televizionin e Serbisë ka theksuar se as pas 14 muaj pas vrasjes së Ivanoviqit “nuk ka kurrfarë hetimesh serioze” në Kosovë.
“E gjitha që është bërë nga Agjencia e Sigurisë informative (BIA- Bezbednosno-informativna agencija), MPB e Serbisë dhe Prokuroria tregon se fajtorët dhe urdhërdhënësit për vrasjen e Ivanoviqit nuk duhet kërkuar në mesin e serbëve”, ka thënë Stefanoviq. Ai ka shtuar se është e qartë se “është e qartë se autoritetet në Kosovë janë frikësuar nga Gjykata Speciale” e cila, ka thënë ai, duhet t’i gjykojë krimet ndaj serbëve.
Stefanoviq ka shtuar se “imperativi i Prishtinës është t’i fshehë vrasësit dhe urdhëruesit”.
-
As pas 16 muajsh asnjë fjalë se kush e porositi dhe e vrau Oliver Ivanoviqin
-
“Dështim i Kosovës në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit”
-
Ministri i Brendshëm serb thotë ka “indikacione” se kush është vrasësi i Ivanoviqit
-
Hoxhaj - Srefanoviqit: Serbia po fsheh të vërtetën dhe po pengon drejtësinë në rastin e Ivanoviqit
-
Stefanoviq thotë se “Kosova s’po ka interesim” të zbardhë vrasjen e Ivanoviqit