Ministri i Punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se autoritetet e Kosovës duhet të përgjigjen në pyetjen se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin, sepse ato po i zhvillojnë hetimet, transmeton Koha.net.
Ai, siç përcjell gazeta e Beogradit “blic” ka shtuar se vrasja e Ivanoviqit është edhe çështje e Bashkimit Europian, pasi, ka theksuar se, BE kishte kërkuar që strukturat e sigurisë të integrohen në institucionet e Kosovës.
Deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës Enver Hoxhaj se Beogradi nuk po bashkëpunon në hetime dhe se po e fsheh përgjigjen se kush e ka vrarë Ivanoviqin, e ka vlerësuar akuzë të drejtpërdrejtë ndërsa ka shtuar se Oliver Ivanoviq pak para se të vritej kishte dalë nga burgu në të cilin e kishin futur shqiptarët e Kosovës.
Oliver Ivanoviq është vrarë në Mitrovicën veriore para më shumë se katër muajsh.
-
Vuçiqi i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e Gashiqit lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit
-
Gjermania demanton ministrin serb: S’kemi nën mbrojtje asnjë të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit
-
Gashiq: Zbuluam vrasësin e Ivanoviqit, ai është nën mbrojtje të autoriteteve gjermane
-
Rikthehen akuzat ndaj Beogradit zyrtar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
-
Vuçiq: Më duhet vetëm edhe një dëshmi për të treguar vrasësin e Ivanoviqit