Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti kanë përbërë “boshtin e së keqes në Kosovë”. Ai ka deklaruar se nuk ka ndryshuar mendim për Osmanin edhe pse ajo tash është afruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas tij, duhet të ketë frymë më të madhe të bashkëpunimit te partitë opozitare në mobilizim të popullatës e të krijohet shpresë dhe vullnet i ri.
“Binomi i shpresës i vitit 2019 dhe 2021, Osmani e Kurti u tregua se ishte boshti i së keqes. Osmani ka përgjegjësi të madhe që e ka sjellë Kurtin në pushtet e që ia mundësoi në vitin 2021 fitoren maksimale dhe u them qytetarëve që PDK-ja është e vetmja shpresë, e vetmja forcë, e vetmja strehë e fundit që realisht mund të jetë opozita e vërtetë dhe e mirëfilltë”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.
Hoxhaj ka deklaruar se mendimin e njëjtë për Osmanin e ka shprehur edhe në të kaluarën.
“Jam për atë që ky vend të ketë politikanë që kanë parime, jo oportunistë, jo kameleonë politikë që e ndërrojnë partinë më shpesh sesa këmishën apo këpucët. Më takon që të gjykoj në këtë formë sepse nuk po shpiki, nuk po ofendoj, por po them një realitet për çka kam qëndruar shtatë vite në opozitë e do të jem edhe në këtë fushatë. S’duhet ta ndërroj mendimin për Osmanin nëse është prishë me Kurtin për shkak të pozitave personale dhe s’e mbrojti Republikën edhe kur u nënshkrua marrëveshja e dëmshme e Brukselit, aneksi i Ohrit, u afrua draftstatuti i Asociacionit që rëndon themelin e shtetit të Kosovës edhe kur Kurti goditi mediat e ajo s’tha asgjë”, ka shtuar Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, Kurti e Osmani janë fajtorët që kanë shkaktuar izolim të vazhdueshëm të Kosovës e shpopullim të saj.
Hoxhaj: Preferoja një koalicion me AAK-në, tash treni ka ikur
Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka thënë se preferonte që në zgjedhjet parlamentare...-
Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së
-
Osmani: Kurti do të ketë dy zgjidhje për çështjen e presidentit
-
Kurti: Osmani do pushtet, ka ambicie politike
-
Hoxhaj: Preferoja një koalicion me AAK-në, tash treni ka ikur
-
Haziri: Kurti do president që e përfaqëson atë e jo popullin