Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar partia e tij do të bashkëpunojë me Qeverinë e ardhshme kur janë në pyetje interesant e vendit, mirëpo “jo për interesat personale të dikujt”.
Hoxhaj para mediave ka thënë se PDK-ja do vazhdojë të mbetet parti opozitare derisa ka përsëritur se “nuk janë ent i punësimit apo avancimit të dikujt në karrierës.
“PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja, nuk pranojmë të na shesin sapunin për djathë. Ne do krijojmë kritike mbi qeverinë e ardhshme, duke mos bërë përpjekje për ta kundërshtuar sistemin. E kemi një qartësi të plotë sesi si opozitë do të sillemi, qytetarët duhet ta kuptojnë se duke qenë në opozitë, ne i përfaqësojmë ata zëra që kanë votuar partitë në opozitë”, ka deklaruar Hoxhaj pas seancës së parë të Kuvendit.
“Presim nga Albin Kurti dhe VV-ja që të vazhdojë punën pas formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit, ne nuk pranojmë që dikush interesat e tij apo të saj, t’i shet si interesa të vendit. PDK-ja nuk është ent i punësimit apo avancimit në karrierë, jemi parti që do të bashkëpunoj me Qeverinë saherë të jenë në pyetje interesat e vendit”
-
Hoxhaj: PDK-ja s’do të jetë pjesë e qeverisë me VV-në
-
Sinjalet e ‘përziera’ të PDK-së për të ardhmen e qeverisë
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Hoxhaj: Preferoja një koalicion me AAK-në, tash treni ka ikur
-
Hoxhaj: Nuk e kemi ndërmend që t'i nënshtrohemi vullnetit të askujt