Ushtruesi i detyrës së kryetarit i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar antikushtetues vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Hoxhaj është shprehur se vendimi i presidentes i motivuar nga Albin Kurti dëmton institucionet demokratike, rrezikon zgjedhjet lokale dhe është fund e krye politik.
"Për të mbrojtur rendin kushtetues, institucionet demokratike e profesionale, si dhe të parandalojmë secilin akt të tillë në të ardhmen, Partia Demokratike e sheh të domosdoshëm dhe të pashmangshëm opinionin e Gjykatës Kushtetuese, për çka i kemi mbledhur edhe nënshkrimet. Faleminderit të gjithë deputetëve të opozitës për bashkëpunimin në këtë çështje", ka shkuar ai.
-
Daka: Vendimi i presidentes për shkarkim ishte i përgatitur më herët
-
Hoxhaj: Të këqijat që e presin Kosovën nga Osmani e Kurti janë alarmante
-
Vendimi i presidentes Osmani kundër Dakës kualifikohet shkelje kushtetuese
-
Hasani: Vendimi i Osmanit – shkelje e pastër kushtetuese
-
Hoxhaj: Dje ia vunë drynin sallës së Kuvendit, sot demokracisë