Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj u ka bërë thirrje të gjitha partive në Kosovë që ta votojnë ligjin për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, i cili do të procedohet sot në Kuvendin e Kosovës.
Hoxhaj tha se kjo është ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, që e sjell Kosovën në një kapitull të ri duke e bërë me Forca të Armatosura. Ai ka theksuar se Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë këtë proces deri në pafundësi. Ai ka thënë se qëndrimi i PDK-së është i qartë, siç ka qenë gjithmonë, se Kosova është vend sovran dhe duhet ta ketë ushtrinë e saj.
“Ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën, procedimi në Kuvendin e Kosovës i tri projektligjeve të miratuara në qeveri për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur. Qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës ka qenë gjithmonë i qartë, dhe vazhdon të jetë i tillë. Kosova është vend sovran dhe do ta ketë ushtrinë e saj. Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund ta bllokojnë këtë proces në pafundësi. Të gjitha partitë politike në Kosovë duhet ta mbështesin këtë ligj, i cili sjell një kapitull të ri që e bën Kosovën me Forca të Armatosura”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.
-
Hoxhaj para Sekretarit amerikan të Shtetit kërkon që Kosova të bëhet me ushtri
-
FSK-ja kërkon nga NATO-ja dhe miqtë ta bindin Listën Serbe për ta votuar ushtrinë
-
Hoxhaj mëton që pas demarkacionit të arrihet konsensus edhe për ushtrinë
-
Hoxhaj akuzon VV e LDK për bllokimin e krijimit të ushtrisë
-
Qeveria thotë se çdo vonesë në krijimin e ushtrisë është e pakuptimtë