Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka raportuar në komisionin parlamentar për Stabilizim Asociim, raporton KTV .
Por, kërkesa e kryediplomatit kosovar që ky raportim të bëhet me dyer të mbyllura është kundërshtuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi, e cila më pas e ka lëshuar sallën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kundërshtojmë dhe theksojmë se është kundër rregullores së Kuvendit, pasi nuk dëgjohet raportimi i tyre dhe argumenteve që anëtarët e komisionit i bëjnë”, ka thënë Bujupi.
Me këtë rast, ajo ka thënë se pushteti po fsheh shumë gjëra gjatë raportimeve.
“Më këtë qasje po shmangët çdo ballafaqim ndërmjet pozitës dhe opozitës rrjedhimit qytetarët të kuptojnë të vërtetën e kësaj qeverie”, ka thënë Bujupi.
Para këtij komisioni është paralajmëruar se do të raportonte edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala por ai nuk është paraqitur.