Edhe një mbledhje e Komisionit parlamentar për stabilizim–asociim është mbajtur pa praninë e mediave. Ato janë lejuar të marrin pamje në minutat e parë të takimit, siç ka qenë paralajmëruar në njoftimin për takimin në ueb faqen e Kuvendit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Në këtë mbledhje kanë raportuar katër ministra, ajo e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ministrja për Integrime Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ajo e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Një mbledhje pa praninë e mediave, ku kanë raportuar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, i njëjti komision e ka zhvilluar edhe të hënën e kësaj jave.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
-
Pse ministrat nëpër komisione po raportojnë me dyer të mbyllura
-
Ahmetaj përsërit se për liberalizim duhet të ratifikohet demarkacioni
-
Ministrat raportojnë në Komision Parlamentar me dyer të mbyllura
-
Kritikohet praktika e mbledhjeve me dyer të mbyllura të komisioneve parlamentare
-
Hoxhaj kërkon raportim me dyer të mbyllura për MSA –në, VV kundërshton dhe braktis mbledhjen