Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë ndodhi në komisionin ku Hoxhaj po raportonte për MSA-në

Raportimi i kreut të diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, në Komisionin parlamentar për Stabilizim Asociim me dyer të mbyllura, nxiti konflikt verbal mes opozitës dhe këshilltarëve të ministrit Hoxhaj.

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, tha se mbyllja e komisionit për media, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe se me këtë pushteti po synon të fshehë dështimet para qytetarëve, raporton KTV.

Menjëherë reagoi këshilltari i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj, i cili e ka quajtur mashtruese deputeten e Vetëvendosjes, sepse, sipas tij, Kuvendi ka ftuar takimin dhe ka përcaktuar formatin.

Replika ka vazhduar nga Kadaj-Bujupi, e cila e quan shpifës Xhemajn.

Pas kësaj ka reaguar edhe kreu i Asociacionit të gazetarëve të Kosovës, Shkelqim Hysenaj, i cili ka thënë se pavarësisht të drejtës që komisionet të mbyllen për publikun, kjo nuk është në favor të transparencës.


Çfarë ndodhi në komisionin ku Hoxhaj po... by kohanet