Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si dhuratë për Serbinë marrëveshjen që Kosova ka arritur me shtetet e rajonit për lëvizje vetëm me letërnjoftim.
Pos kësaj, KOHA raportoi se Qeveria është pajtuar edhe për marrëveshjen e dytë rajonale. Mbështetur në dokumente, kushdo që lëviz pa viza në Serbi dhe vendet e tjera të rajonit, ose që pajiset me vizë nga kushdo prej këtyre shteteve, mund të hyjë e të qëndrojë në Kosovë pa ndonjë pengesë.
E sipas kreut të PDK-së kjo është “dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë”.
“Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit”, ka shkruar ai në Facebook. “Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”
-
Hoxhaj: Kurti e nisi Jugosllavinë e re
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Hoxhaj: PDK-ja nuk zbaton asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk është nënshkruar nga Kosova
-
Kurti i pret në zyrë qytetarët nga Bosnja që hynë pa viza në Kosovë
-
Presidenca e Bosnjës pret ndihmë nga Republika Srpska për heqjen e vizave për Kosovën