Miratimin e nismës për marrëveshjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve në shtetet e rajonit, nga ana e Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, po e sheh si nisje të Jugosllavisë së re nga Qeveria Kurti.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti “me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re”, duke thënë se kjo është nisje e zbatimit të mini-Schengenit që s’pranohej nga Kosova.
“Kryeministri Albin Kurti ende pa e nisur zyrtarisht dialogun me Serbinë, sot paska marrë vendim për nisjen e zbatimit të mini-shengenit ku Kosova nuk trajtohet e barabartë me vendet e rajonit. Kohë më parë kur ishte në opozitë, këtë nismë rajonale Albini e quante Jugosllavi e re. E pra tani me dorën e tij e nisi Jugosllavinë e re andaj urime Albin!”, ka shkruar Hoxhaj.
Të premten, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme miratoi nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
-
Hoxhaj: Jugosllavia e Re, dhurata dhe lëshimi i parë që Kurti ia bëri Serbisë
-
Sveçla i përgjigjet Hoxhajt: Vendimi s’ka të bëjë fare me mini-Schengen
-
Hoxhaj: PDK-ja nuk zbaton asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk është nënshkruar nga Kosova
-
Hoxhaj: Kurti kapitulloi duke hequr njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjën
-
Hoxhaj: Kurti përmbysi partneritetin me SHBA-në dhe BE-në