Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj fton opozitën për unitet: Interesi i Kosovës mbrohet në Bruksel, jo në tryeza

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se një pjesë e opozitës po përshkruajnë situata që nuk ekzistojnë. Sipas tij, partitë politike flasin për interesa shtetërore por nuk ulen dhe të kontribuojnë duke bashkëpunuar sikur ka bërë dikur PDK-ja duke qenë në opozitë.

Hoxhaj ka ftuar partitë opozitare të bashkohen për interesa shtetërore dhe unitet, e pastaj do të dakordohen për ekipin negociator, platformën negociuese, vijat e kuqe, zbatimin e shumëçka tjetër.

Sipas tij, interesat e Kosovës nuk mbrohen në tryeza e duke prodhuar lajme ditore, por duke negociuar në Bruksel, dhe OKB.

Për PDK-në, asnjë marrëveshje nuk është e pranueshme pa njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB.