Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se një pjesë e opozitës po përshkruan situata që nuk ekzistojnë.
Sipas tij, partitë politike flasin për interesa shtetërore por nuk ulen dhe të kontribuojnë duke bashkëpunuar, sipas tij, sikur ka bërë PDK-ja dikur duke qenë në opozitë.
Hoxhaj ka ftuar partitë opozitare të bashkohen për interesa shtetërore dhe unitet, e pastaj do të dakordohen për ekipin negociator, platformën negociuese, vijat e kuqe, zbatimin e shumëçka tjetër.
Sipas tij, interesat e Kosovës nuk mbrohen në tryeza e duke prodhuar lajme ditore, por duke negociuar në Bruksel dhe OKB.
Ai ka thënë se për partinë e tij asnjë marrëveshje nuk është e pranueshme pa njohjen e ndërsjellë dhe ulësen në OKB.