Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj falënderon homologun kroat për kontributin në marrëdhëniet Kosovë-Kroaci

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka falënderuar ministrin e punëve të Jashtme të Kroacisë, Davor Ivo Stier, i cili ka dhënë dje dorëheqje nga pozita e tij, për kontributin e tij në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Në profilin e tij në Twitter, Hoxhaj ka theksuar kontributin e madh të homologut kroat jo vetëm për Kroacinë por edhe për regjionin.

“Mirënjohës mikut tim Davor Ivo Stier për kontributin e shkëlqyeshëm dhe bashkëpunimin për zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar Hoxhaj.