Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj dënon sulmin në Manchester

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Manchester.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e thellë për ngjarjen tragjike. Ai ka thënë se mendimet e popullit të Kosovës janë me popullin britanik dhe familjet e viktimave.

“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Manchester. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ministri në largim.

Sulmi në Manchester la mbi 20 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.

Artikuj të ngjashëm