Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter, ka dënuar ashpër sulmin e sotëm në Egjipt, ku mbetën të vdekur së paku 21 persona dhe mbi 50 të plagosur.
“Kosova qëndron me Qeverinë dhe popullin e Egjiptit, me mendje jemi me familjet e viktimave”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
“Dënojmë fuqishëm sulmin”, ka potencuar ai, raporton Koha.net.
Të paktën 21 persona janë vrarë pas një shpërthimi brenda një kishe koptike në qytetin e Tantas, në grykëderdhjen e Nilit, ka raportuar televizioni shtetëror egjiptian.
Rreth 50 të tjerë janë plagosur në këtë sulm në Kishën Koptike St. George (Mar Girgis) në Tanta.
Mjeti shpërthyes ishte vendosur nën një ulëse në kishë, dhe shpërtheu në hollin kryesor të lutjeve.