Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka deklaruar se deputetët e kësaj partie s’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të sanksioneve që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian ia kanë vendosur Kosovës.
Ajo u shpreh të dielën para mediave se mosvotimi bëhet për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti, që sipas saj, çuan drejt sanksioneve.
“Po besoj që vendimi i Këshillit Drejtues të PDK-së për mosvotim të asnjë dokumenti legjislativ në Kuvendin e Kosovës ka ardhur së fundmi, sepse ju kujtoj që ne kemi votuar marrëveshje e ligje të shumta, paçka se nuk evidentohen pasi nuk punon sistemi. Ky veprim ka ardhur për arsye të sanksioneve. Për arsye të veprimeve të Albin Kurtit”, ka thënë Hoxha.
Sipas deputetes së partisë opozitare, është e pakuptueshme votimi i marrëveshjeve pasi siç ka thënë ajo, sanksionet pamundësojnë zbatimin e këtyre marrëveshjeve.
“Është e pakuptueshme edhe nëse i votojmë ato marrëveshje përderisa edhe IPA e shumë sanksione nga SHBA-ja e BE-ja që lidhen pikërisht me këto nuk kanë mundësi të zbatohen. Kjo farsë që marrëveshjet nuk kalojnë pse PDK-ja s'i voton është e paqëndrueshme për shkak të sanksioneve që i kemi”, tha Hoxha.
-
Kuvendi dështoi t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare, pasoja edhe për studentët
-
Hoxhaj: PDK-ja nuk zbaton asnjë marrëveshje me Serbinë që nuk është nënshkruar nga Kosova
-
PDK-ja mundësoi miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
-
Zhbllokohet miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare
-
Hamza: PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare