Zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha tha se hetimet për rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq kanë filluar vitin e kaluar.
“Prokuroria Speciale e ka hapur rastin, qysh vitin e kaluar, është duke mbledhur prova prokurori i rastit edhe raporti i komisionit parlamentar që është dorëzuar në Prokurori, do të jetë pjesë e lëndës”, tha Hoxha për Radion Evropa e Lirë. Më shumë detaje mund të lexoni në REL.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoÇështja e gjashtë gylenistëve është kthyer në vëmendje pas reagimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përmes një deklarimi publik dje kërkoi përgjegjësi institucionale për këtë rast.
Po të njëjtën e përkrahu edhe Ambasada Britanike.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot gjatë ditës ka thënë se zbardhja e së vërtetës për dëbimin e shtetasve turq i ndihmon demokracisë.