Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki dhe me këtë rast diskutuan për procesin integrues, të arriturat si dhe sfidat e këtij procesi.
Hoxha theksoi se përkushtimi i institucioneve është maksimal në këtë proces, duke e dinamizuar atë dhe duke e bërë prioritet qeverisës.
“Ne kemi nevojë për përkrahje nga Finlanda, jo vetëm me qeverisjen e mirë por edhe fuqizimin e sundimit të ligjit, duke përmirësuar klimën e investimeve si dhe duke avancuar politikat e punësimit dhe arsimit të lartë”, vuri në dukje Hoxha.
Ambasadorja Huhtamaki theksoi se Finlanda qëndron krah Kosovës në procesin integrues duke shfaqur gatishmërinë e mbështetjes së mëtejme në fushat specifike që mbështesin këtë proces.
-
Në krye të Presidencës së BE-së, Finlanda mbështet prioritetet e deritashme të saj në Kosovë
-
Finlanda vazhdon të ndihmojë Kosovën
-
Hoxha e cilëson tejet të vlefshme përkrahjen nga Japonia, ia thotë ambasadorit Koinuma
-
Vlerësohet kontributi i Norvegjisë në proceset integruese
-
Haradinaj falënderon ambasadoren finlandeze për kontributin që i dha Kosovës