Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, njofton kumtesa.
Në takim u bisedua për çështjen e sigurisë e Gashi e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë nga shteti i Finlandës në ndërtimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë
Ambasadorja Huhtamaki, theksoi se shteti i Finlandës është i gatshëm të ofrojë përkrahje të mëtejme për Ministrinë e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.
Artikuj të ngjashëm