Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj falënderon ambasadoren finlandeze për kontributin që i dha Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë në avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë.

Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, Haradinaj, siç njofton kumtesa, theksoi kontributin e ambasadores Huhtamaki në avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamaki, falënderoi kryeministrin Haradinaj për bashkëpunim, gjatë shërbimit në Kosovë.