Përmbushja e kriterit për luftën kundër korrupsionet për liberalizim të vizave, mungesa në strategjinë legjislative e ligjit për konfiskim të pasurisë së paligjshme, rasti i mos arrestimit të zyrtarëve të lartë siç është ai i kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ishin disa prej shumë pyetjeve të deputetëve të Komisionit Integrime Evropiane drejtuar ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, Hoxha nuk ka dashur që të përmend emrat e personave, por që sipas saj nuk mund të ndërhyjë në gjyqësi dhe po ashtu tha se ka mangësi ligjore e cila e rregullon çështjen e suspendimit të zyrtarëve të lartë. Ndërsa për ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme Hoxha tha se janë në konsulta që këtë ligj ta fuqizojnë me ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa për trajtimin rasteve të korrupsionit që janë kusht për liberalizim të vizave, ajo tha ato janë në diskrecion të plotë të pavarësisë së tyre. Sipas saj, ka pasur progres kohët e fundit, por me këtë përgjigje e pakënaqur është shprehur deputetja Donika Kadaj Bujupi.
Ajo kërkoi të dijë se cili është dallimi mes hetimit, akuzës dhe dënimit, pasi sipas Kadaj –Bujupit, Hoxha po i ngatërron në deklarata publike.
“Disa herë ju thatë që nuk doni të përziheni në prokurori dhe gjykata sepse janë degë të ndara. Ndërkohë që keni kërkuar hetime ndaj avokatit dhe mjekëve ligjorë në rastin e Astrit Deharit. A nuk ka qenë kjo ndërhyrje flagrante nga ana e juaj në drejtësi”, tha Kadaj Bujupi.
Time Kadrijaj, anëtare e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, ka kërkuar të di angazhimet e Ministrisë për rastin e Haradinajt.
Hoxha tha se e di shumë mirë dallimin mes hetimit e aktakuzave, por sipas saj, janë të tjerët që po i ngatërrojnë.
Po ashtu ajo ka thënë se për rastin Dehari ka shtruar kërkesë që të hetohen pista të reja pasi ka pasur deklarata se ai është vrarë. Po ashtu ajo ka thënë se për rastin e Haradinajt kanë dërguar disa kërkesa në Ministrinë e Drejtësisë në Francë por që nuk kanë marrë përgjigje.
Ndërsa sa i përket pastrimit të listave të personave të kërkuar me fletarreste të Serbisë, Hoxha tha se edhe para se të ndodhte ky rast në nëntor të vitit 2016, ka kërkuar pastrimin e listës.
Për momentin janë 22 individë që janë në kërkim nga Serbia.