Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë t’i qëndrojë afër popullit të Kosovës. Kjo sipas tij, për t’u siguruar që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.
Kosova dhe Serbia arritën dakordim për aneksin e marrëveshjes të shtunën në Ohër.
-
SHBA-ja bën thirrje për zbatim të menjëhershëm të Marrëveshjes, ofron përkrahje
-
Hovenier largohet nga Kosova: E ardhmja juaj është e ndritshme
-
Hovenier e quan hap të rëndësishëm hapjen e Merdarit për mallrat nga Serbia
-
Hovenier u bën thirrje Kosovës e Serbisë t’i zbatojnë obligimet dhe ta marrin më seriozisht dialogun
-
Hovenier: Çka ka arritur Kosova është e jashtëzakonshme, krenar që ju kemi partner