Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18-vjetorin e vdekjes së tij.
Derisa ka bërë homazhe pranë varrit të tij bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ai ka thënë se ajo që la pas Rugova është frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën.
“Trashëgimia e presidentit Rugova - ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët - është frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, ka shkruar ai.
Today I joined President @VjosaOsmaniPRKS, Prime Minister @albinkurti, and other Kosovan leaders to honor Dr. Ibrahim Rugova on the 18th anniversary of his death. President Rugova's legacy - that of a leader who advocated for peaceful resistance while demanding equal rights and… pic.twitter.com/kFupl75XTg
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 21, 2024
-
19 vjet nga vdekja e Rugovës, Osmani e ambasadorët e akredituar bëjnë homazhe te varri i tij
-
Hovenier: SHBA-ja është e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën
-
Rugova vlerësohet e nderohet edhe jashtë kufijve të Kosovës
-
Begaj: Rugova mbetet model për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës
-
Liderët e vlerësojnë kontributin e Rugovës për orientimin politik të Kosovës drejt Perëndimit