Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hovenier i tronditur nga “shpërthimet në shumë pjesë të Kosovës”

Jeffrey Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, është shprehur i tronditur nga, siç ka shkruar ai, shpërthimet në shumë pjesë të Kosovës. Por autoritetet në Kosovë, përkatësisht ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë njoftuar për vetëm një shpërthim në Mitrovicë të Veriut gjatë mesnatës në "Lagjen e boshnjakëve". 

Hovenier i ka dënuar këto akte dhune, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë.

“I tronditur thellë kur lexova raportet për mjetet shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Shpërthimin në veri të Mitrovicës, ministri i Brendshëm e ka lidhur me arrestimin e tre serbëve të dyshuar për krime lufte.