Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti zyrtarisht pjesë e AAK-së

Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, zyrtarisht është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin për aderimin e tij e ka bërë të ditur, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, vullneti i Hotit për rrugëtuar bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancën po gjejnë mbështetje të gjerë.

“Njëri nga ekspertët e të Drejtës Ndërkombëtare, ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Publik të Prishtinës, Prof. Dr. Afrim Hoti, nga sot iu bashkohet radhëve të Aleancës. Vullneti i tij i shprehur që politikisht të rrugëtojmë bashkë, është dëshmi se vlerat e Aleancës për ta mbrojtur me vendosmëri të drejtën dhe të vërtetën, si dhe vendimmarrja e guximshme, po gjejnë mbështetje të gjerë. Mirënjohës për besimin dhe dalshim faqebardhë me projektin tonë 100% shtet, si alternativa e vetme që i garanton vendit zhvillim me dinjitet”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në vitin 2014, Hoti fillimisht pati aderuar në AKR. Tri vjet më vonë, në vitin 2017, ai ishte bashkuar me PDK-në, për të kaluar tash së fundi në AAK.