Arbëri

Haxhi Shala aderon në AAK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Vendosëm që bashkërisht t'i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës”, tha Haradinaj.

Me Haxhi Shalën partia e Haradinajt do të ketë 14 deputetë, ndërsa Nisma do të mbetet vetëm me 3 deputetë. 

Vota e Haxhi Shalës ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti. Shkaku i saj Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese presidentin Hashim Thaçi.